Gazetarja e Top Channel e ftuar në emisionin Top Story këtë të enjte tha se 18 kryebashkiakë janë nën hetim.
“Spak po i vjen rrotull dosjes së inceneratorëve, vijon të hedhë dritë të marrë në pyetje zyrtarë dhe ministra, Manastirliu për shembull, dha deklarata dhe qëndrimin e saj, në pozicionin e një nga zyrtareve më të larta, në kohën kur ajo drejtonte Qendrën e Sterilizimit.Peleshi ka qenë para prokurorisë për pozicionin e tij si kryebashkiak i Korçës nmë lidhje me masat e ujësjellësit për një tender dhënë dy biznesmenëve Zoto dhe Mërtiri të përmendur në dosjen e inceneratorëve. Pyetja e Ervin Metes, sikurse ndodhi dikur para se policia të shkonte në kantinën e Lefter Kokës, informacioni doli nga politika tek gazetarët që mbulojnë SPAK-un dhe kjo në këndvështrimin tim hedh shumëpikëpytje mbi qëndrimin e disa prokurorëve të SPAK apo grupit të hetimit në kuptimin shumë të drejtpërdrejtë, informacione që dalin, shkojnë në mënyrë të kanalizuar në politikë dhe mandej dhe më tej vjen nga gazetarët e kronikës.
Kur bëhet fjalë për çështje që SPAK do t’i ruajë sekret, arrin t’i ruajë, kur bëhet fjalë… rrëshqasin ndoshta me dashje. Lefter Koka, ne e kemi marrë vesh personalisht nga njerëz të politikës që nesër do të ndodhë diçka, Vangjush Dako, e kemi marrë vesh nga njerëz të poltikës,kjo nuk është standart e një prokurorie që ne presim.
Ministrat janë të rëndësishëm kur kalojnë portën e asaj prokurorie. Janë denoncuar 65 kryetarë dhe ish kryetarë bashkie, 13 të pandehur, 34 është vendosur mos fillimi, pra nuk ka vepër penale. Nga llogartitë e mis del që 18 kryebashkiakë të tjerë dhe ndonjëri prej tyre edhe ish kryebashkiak, shumë pak, vijojnë të jenë nën hetim në SPAK, për dy prej tyre mund të ketë rezultate, nuk mund ta themi kush. Hetimi tjetër shumë i rëndësishëm dhe mund të sjellë sërish në dyert e SPAK dhe këtë e them se janë kthyer përgjigje nga bankat është ndaj ish ministrit të Brendshëm Sahiri Tahiri, po kryhen hetime për një dosje tjetër, janë kthyer përgjigje nga bankat për llogari, transferta, do të kërkohet pyetja e tij nga prokurorët e posaçëm të SPAK, këto janë të dhëna jo zyrtare por të konfirmuara me përjashtim të statistikave për kryebashkiakët, tha Hoxha.
Top Channel