Personi në foto është Luçiano Deraj, i arrestuari për bazën e armatimeve të zbuluar ditën e sotme në Babicë të Vlorës.
Në një konferencë për shtyp, drejtori i policisë së Vlorës Ermal Muçaj tha se u arrestua Luciano Deraj alias Albano Deraj, banues në Babicë të madhe Vlore, i dyshuar për dy veprave të rënda kriminale ndodhur disa kohë me parë në Vlorë, i cili posedonte një arsenal armësh, municionesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, për llogari të tij dhe personave të tretë anëtare të një grupi kriminal ne qytetin e Vlorës te cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale.
Nga operacioni Knock Out 6” u sekuestruan.
1. Një armë zjarri snajper e kalibrit 7.62-mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)
2. Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajpere.
3. Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me ” dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.
4. Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.
5. Një armë , e future në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus
6. Dy kuti plastike me material ndihmese për mirembajtjen e armeve snajperi.
7. Mine e përshtatur me celular dhe eksploziv plastik si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.
8. Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te gjata
9. Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmëri natën
10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.
13. Dy palë dylbi optike vëzhgimi.
14. Aksesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.
15 Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.
17. Një sasi e madhe fishekësh të kabibrit 7.65-mm dhe 45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri
18.Një sasi e madhe fishekë kalibër 12 mm
19 Disa mijëra fishekë luftarake calibrave të ndryshëm , ndezës granatash dore.
20. Disa aparate telefonik celular që do i nënshtrohen ekspertizës
21. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore
22. Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS.
23. Njësi qendrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR
24. Një numër i madh targash automjetesh dhe çelësash të ndryshëm automjetesh
25. Disa maska me ngjyre te zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokës se njeriut.
26 Disa fenelina policie e veshje te ndryshme.
Top Channel