Një shqiptarë i kërkuar nga Italia për trafik qeniesh njerëzore dhe mbajtje sendesh të vjedhura është arrestuar në Angli.

Top Channel ka parë dokumentet e urdhër arrestit “European Arrest Warant” lëshuar për Gjergj Lufaj.

Drejtësia italiane ka ngritur 38 akuza për trafik të qenieve njerëzore. Ndërsa një urdhër i dytë arresti ndaj  41 vjeçarit shqiptar ka të bëjë për posedim të sendeve te vjedhura.

Të dy urdhër arrestet janë lëshuar në vitin 2022.

Lokalizimi dhe arrestimi janë kryet nga “Bedfordshire Police”  në qytetin Besford.

Gjergj Lufaj ka dalë përpara gjykatës së ekstradimeve në Londër të Mërkurën 6 Mars 2024. Ai do të paraqitet përpara kësaj gjykate përsëri më 13 Mars.

Natyrat serioze për të cilat akuzohet ia mohuan lirinë me kusht. Gjergj Lufaj gjatë të gjithë procesit të ekstradimit do të qëndroj në paraburgim.

Në Shqipëri prej Tetorit 2023 ai është i reegjistruar si bashkëpronar i një kompanie në Mamurrash për shitjen dhe dhënien me qera të automjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA