“Duhet të jemi edhe më ambiciozë”/ Procesi i rienergjizimit të PS-së, Rama në Durrës: Kemi projekte të tjera

07/03/2024 21:38

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me procesin e rienergjizimit të Partisë Socialiste, ku këtë herë e bëri ndalesën e radhës në Durrës.

Ai u shpreh se kanë disa projekte të reja në lidhje me zhvillimin, përfshirë edhe investimet private në turizëm.

“Ne duhet të jemi edhe më ambiciozë dhe duhet të synojmë që në çdo qendër votimi ne ta rrisim rezultatin. Në këtë fazë të zhvillimit tonë Partia Socialiste ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme për mënyrën sesi ecën gjithë vendi jonë. Ju jeni këtu në zemër të industrisë së turizmit dhe ju e shihni vetë se çfarë lloj rritje ka në këtë aspekt dhe sigurisht që nga kjo përfitojnë të gjithë, në aspektin e ekonomisë familjare përfiton kush ka këtë lokalin, përfiton ai që ka lokalin tjetër, përfiton ai që ka hotelin, përfiton ai që jep shtëpinë me qera etj, etj. Pra, nuk është se erdhën vjet 10 milionë këtë vit, do vinë këtë vit të shohim po besoj goxha më tepër, nuk është kështu.

E solla si shembull këtë dhe unë mund të sjellë shumë shembuj të tjerë nga të gjitha fushat që progresi që është bërë nuk është një progres i përmbyllur. Është një progres që duhet të vazhdojë. Unë jam shumë optimist për Durrësin, edhe për qarkun sepse investimet kanë dhënë dhe do japin në vijimësi impakt pozitiv.

Ne kemi disa projekte që po bëjmë, kemi të tjera projekte që do t’i zhvillojmë, por nga ana tjetër edhe investimet private në turizëm, e shoh nga kërkesat, jo vetëm që po shtohen, por janë shumë cilësore sepse është shumë e nevojshme të rrisim ofertën turistike me struktura mikpriteje që sjellin klientë që paguajnë më shumë.

Turizmi është një industri që sjell të ardhura zinxhir sepse ve në lëvizje gjithë zinxhirin që nga ata që prodhojnë ushqim, tek ata që garantojnë shërbimet, punësim, etj, etj.

Dhe unë jam shumë optimist, plus me projektet e mëdha që nga hekurudha tek Porti i Ri që tani është në fazën finale dhe do të hidhet në garën ndërkombëtare dhe do të fillojë ndërtimi i Portit në Porto-Romano tek Porti turistik ku vazhdon puna. Pastaj nuk diskutohet pjesa e vazhdimit të projekteve që janë më komunitare. Kemi njëkohësisht projektin e plazhit që do ta vazhdojmë se përveç asaj hapësirës, segmentit pedonal, kemi edhe zgjerimin e brezit të rërës që do të sjellë një frymëmarrje dhe një hapësirë shumë të këndshme për pushuesit”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA