Sulmi i anijes në Detin e Kuq, ekuipazhi braktis mjetin lundrues! Ende asnjë reagim nga Houthi

06/03/2024 18:13

Disa pjesëtarë ekuipazhi po braktisin një anije me flamur të Barbados, pasi u dëmtua në sulmi në Jemen.

Firma e sigurisë detare njoftoi se disa persona të tjerë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur. Një zyrtar amerikan raportoi se një tym i madh është ngritur në ajër pas sulmit dhe se fill pas kësaj anija e shpëtimit u largua, por edne nuk dihet sa persona kanën qenë në të.

Lëvizja Houthi e Jemenit, e cila ka sulmuar transportin tregtar në Detin e Kuq, nuk ka komentuar ende në lidhje me këtë situatë.

BBC shkruan se grupi i mbështetur nga Irani thotë se sulmet janë një shfaqje e mbështetjes për palestinezët në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Anijet aty pranë raportuan më pas një zhurmë të fortë dhe një shtëllungë të madhe tymi, sipas agjencisë së Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Sipas të dhënave të gjrumimit, “True Confidence”, një transportues produktesh me shumicë, ka lundruar për në Jeddah në Arabinë Saudite nga Lianyungang në Kinë.

Të dielën, një anije mallrash me flamur Belize, Rubymar, u mbyt në Detin e Kuq dy javë pasi u godit nga raketat e lëshuara nga Houthis. Ishte anija e parë që u mbyt që nga fillimi i sulmeve Houthi në nëntor.

Rubymar ishte afër ngushticës Bab al-Mandab, e cila lidh Gjirin e Adenit me Detin e Kuq, kur u sulmua. Ekuipazhi u shpëtua dhe anija filloi ngadalë të merrte ujë.

Ai mbante një ngarkesë prej 21 tonësh pleh nitrat amoniumi, për të cilin ushtria amerikane tha se paraqet një rrezik mjedisor në Detin e Kuq.

Forcat amerikane dhe britanike i janë përgjigjur sulmeve me dron dhe raketa ndaj anijeve tregtare që kalojnë nëpër Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, duke synuar armët dhe infrastrukturën Houthi në Jemenin perëndimor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA