Një 28-vjeçar është plagosur me thikë nga bashkëshortja e tij pas debatit që kishin me njëri-tjetrin në lagjen nr.2 në Sarandë.
Pas sherrit për motive banale, A. Z., 22 vjeçe goditi me thikë në shpatull bashkëshortin e saj, L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, vajza është shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariatin e Sarandës.
“Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore”, sipas policisë.
Sipas policisë, vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të plagosjes.
Top Channel