Pedagogia Iris Luarasi analizoi në “Top Story” podcastin e Sali Berishës, zgjedhje të cilën e konsideroi të gabuar.
Ajo u shpreh se të mbash i vetëm një podcast është shumë e vështirë, e për këtë sipas saj Berisha gaboi.
Luarasi shtoi më tej se nuk mund të tërheqësh vëmendjen e publikut duke folur për veten, sidomos për gjëra që janë dëgjuar më parë.
“Podcasti ka dy mënyra se si mund të realizohet. Ose një njëri që ka të gjithë narrativën e vet, ose ai që është me të ftuar. Në fakt ishte interesante kur t’i i shikoje, që Rama kishte zgjedhur atë me të ftuar, ndërsa Berisha ishte që të kishte një narrativë të vetën. Që në momentin e parë që e pashë thashë kjo është e gabuar.
E para do një aftësi komunikative të jashtëzakonshme. Do shumë pjesë gazetareske. Narracioni i parë ishte që unë kam lindur këtu, etj. E para është një histori që e kemi parë. Mendoja pastaj se ku do të shkojë podcasti, por që nuk pati më tjetër. Është shumë e vështirë dhe nuk e mban vëmendjen e publikut duke treguar për veten tënde”, tha ajo.
Top Channel