Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Rrile të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së fshatit Rrile dhe një person ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

I plagosuri është Agron Puka 54-vjeç dhe nuk dihet ende motivi i këtij atentati. Policia ndodhet në vendngjarje.

Top Channel