Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përfunduar vizitën e tij në Ukrainë ku edhe pati bisedime me presidentin e vendit Volodimir Zelenski.
Të dy burrat patën mundësinë të këmbejnë opinionet e tyre lidhur me situatën në frontin e luftës ku kryeministri grek premtoi ndihmë të pa ndërprerë Kievin.
Pak para se Mitsotakis dhe Zelenski të takohen, një raketë ruse ra vetëm 150-200 metra larg duke lënë të vdekur në vend 5 persona dhe plagosur disa të tjerë.
Burime nga kryeministria greke thanë se asnjë prej dy liderëve dhe ekipet e tyre shoqëruese nuk u dëmtuan ,por akti i sulmit rus ndaj tyre vlerësohet si provokim serioz nga ana e Rusisë.
Mitsotakis mbasi u takua me anëtarë të minoritetit grek në Ukrainë, u largua nga vendi dhe pak pas orës 20.00 sipas orës lokale kaloi i sigurt në territorin e Moldavisë dhe në vazhdim do të shkojë në Bukuresht ku do të marrë pjesë në një samit.
Top Channel