​ Mbi 8,500 emigrantë vdiqën vitin që shkoi në të gjithë botën, një rekord i ri sipas OKB

06/03/2024 21:46

Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit tha sot se numri total i vdekjeve mes emigrantëve në vitin 2023 është rreth 20 përqind më i lartë se në vitin 2022.

Sipas agjencisë së OKB, 8,565 njerez kanë humbur jetën gjatë udhëtimeve tokësore e detare, një rekord i ri që prej nisjes së këtij numërimi rreth një dekadë më parë.

Zyrtarët shtonin se numri vdekjeve gjatë kalimeve të detit Mesdhe kishte kaluar 3000 nga 2,411 që u regjistruan në 2022. Shifra ishte gjithsesi më e vogël sesa 5,136 vdekje emigrantësh në lundrim të regjistruara në Mesdhe në 2016, kur numra të mëdhenj sirianësh e afganësh i largoheshin konflikteve barbare për të ardhur drejt Evropës.

Organizata shtonte se shumica e vdekjeve të emigrantëve vitin e kaluar, kishin ndodhur nga mbytja ne det.

Shifra përfshin dhe emigrantë të zhdukur duke tentuar kalimin e detit, ose të supozuar të zhdukur, trupat e të cilëve nuk janë gjetur kurrë.

Agjencia më bazë në Gjenevë tha se shifra mund të mos jetë numri i plotë pasi faktorë si ndryshimi e përmirësimi i metodave të numërimit, mund të luajnë rol në llogaritje.

“Secili prej tyre është një tragjedi njerëzore që ka tronditur familje e komunitete”, tha drejtori i agjencisë Ugochi Daniels në një deklaratë.

Rritje e konsiderueshme e kësaj statistike u shënua në Azi, ku 2,138 kishin vdekur vitin e shkuar, 68 më shumë se në 2022. Kjo prej rritjes së numrit të vdekjeve të emigrantëve afganë që largohen drejt Iranit apo minoritetit Rohingya që largohen nga dhuna me rrugë detare, tha zëdhënësi Jorge Galindo.

Agjencia shtonte se numri emigrantëve të vdekur në Afrikë qëndronte në 1,866 — kryesisht në shkretëtirën e Saharasë si dhe në lundrimet drejt ishujve Kanarie.

Zyrtaret citonin vështirësi në mbledhjen e të dhënave në zona të largëta si Shtegu Darien në Panama, i përdorur nga mijëra emigrantë të dëshpëruar nga vende të Amerikës Latine, në rrugëtimin e tyre drejt SHBA.

Agjencia e shifrave e OKB, u krijua në 2014 pas rritjes së numrit të vdekjeve të emigrantëve në Mesdhe që tentonin të arrinin në ishullin italian të Lampedusa nga brigjet e Afrikës veriore.

FOTO GALERI
1/3
Organizata shtonte se shumica e vdekjeve të emigrantëve vitin e kaluar, kishin ndodhur nga mbytja ne det.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA