Sara Gjordeni u eliminua nga Big Brother VIP pas përplasjes fizike në derën e tualetit me Françeskën.
Ajo deklaroi në studio se ishte i duhur vendimi dhe se impulsiviteti arriti të rezistonte deri në ditën e 52.
Ndër të tjera ish-banorja deklaroi se fitues të këtij edicioni të tretë sheh Bardhin, partnerin e saj brenda shtëpisë.
Sara: Unë e di që të gjithë keni një gjë për të thënë. Por përveç konkurrentëve që janë këtu që janë eliminuar, nuk e dinë se çfarë ndodh aty brenda. Një gjë që kam thënë sot është ‘ah mor Bardh’. Sot jam këtu për tu bërë kurban në një farë mënyre.
Ledion Liço: Ore unë qaj hallin e Bardhit jo hallin tënd. Se dje tek krevati i thoje ‘s’del ti e’.
Sara: E kemi lënë që njëri do të luftonte me tjetrin. Dalja ime ishte e duhur. Arbër nuk e manipulova situatën
Arbër Hajdari: Mua ashtu mu duk manipulim. Ti e ke këtë problem, kur nuk të vjen uji aty ku do, reagon. Do të kisha dashur të kishte kontrolluar veten. Big Brotheri ka disa rregulla dhe të zënë të tjerët mend.
Sara: Ti ke bërë shumë gjëra të mira në këtë Big Brother, ke shpikur shprehjen kape prime-n.
Ori Nebiaj: Më ka bërë përshtypje fjalia jote se fytyrën time nuk e shes për lek. Por ai klip ishte tjetër gjë.
Sara: Po e vërtetë. Unë kam thënë edhe nëse futesha për herë të dytë, do futesha me gjithë të mirat. Nga sot mora një mësim, që deri në ditën e 52 do të arrija me këtë impulsivitetin tim.
Ledion Liço: Ti do e presësh Bardhin jashtë?
Sara: Po sigurisht që po, do ta pres jashtë. Nuk e di si do ta nis ditën time pa atë.
Ledion Liço: Kë shikon si fitues të Big Brother VIP?
Sara: Unë shoh Bardhin fitues dhe uroj që fituesi të vlerësohet për maturinë dhe durimin.
Top Channel