Shqipëria 2030, karta e re e anëtarësimeve në PS, Rama: Përfshihuni në ripërtëritjen e familjes më të madhe politike të shqiptarëve

05/03/2024 23:10

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se kanë dalë kartat e reja të anëtarësimit në Partinë Socialiste.

Sipas tij gjithsecili është i mirëpritur që të bëhet pjesë e familjes më të madhe politike të shqiptarëve.

“Mirëmëngjesi dhe me Kartën e Re të anëtarësimit në Partinë Socialiste, si edhe me ftesën që kush zgjedh PS të përfshihet edhe në ripërtëritjen e familjes më të madhe politike të shqiptarëve, duke u bërë pjesë e saj për ta bërë këtë vend krenarinë tonë më të madhe, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA