Përplasja fizike në derën e tualetit, si e pritën banorët këtë veprim të Sarës/ Arbër Hajdari: Kopje e shëmtuar e asaj që ndodhi vjet

05/03/2024 21:46

Situata e pazakontë mes Françeskës dhe Sarës në derën e tualetit u diskutua gjatë mbrëmjes së sotme të Big Brother VIP.

Sara i bllokoi derën e tualetit Françeskës e më pas e shtyu me forcë, teksa kjo e fundit iu kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë, veprim që u kritikua edhe nga banorët së bashku me opinionistët.

Ata e konsiderojnë të gabuar veprimin e Sarës, teksa u shprehës së u vjen keq të shohin dy vajza që degradojnë në këtë gjendje.

Egla: Unë nuk kisha asistuar në asnjë moment në dhomën e grimit ku ka ndodhur ngjajrja. Jam e shokuar nga graviteti i mbërritjes deri në atë përplasje. Sigurisht do të doja mos të kishte ndodhur, të paktën nga këto vajza të reja. I kam ndenjur afër Sarën, për impulsivitetin e saj. Nuk do të doja ti kisha parë ato pamje.

Jetmiri: Pamjet flasin vetë. Mua më duket e tepërt morali jot Egla, se ti je një ndër dhunueset më të mëdhaja të kësaj shpie. Që të arrish të bësh ti moral, kur ti e bën vetë.

Romeo: Unë edhe Bardhin edhe Sarën e kam shumë miq, por i bashkohem mendimit që në këtë BBV duhet të jemi origjinal. Impulsiviteti Sarës e bëri që të shtyhej deri në këtë vendim.

Ilnisa: Pas këtij klipi po shoh se shkaku ishte vetëm Françeska. Duke i njohur të dyja vajzat.

Françeska: E ke Gabim.

Roza: O Ilnisa ti i ke thënë gjëra më të këqija Sarës.

Sara: Mos flit në emrin tim.

Ori Nebiaj: Sara e ka pasur të planifikuar këtë për inatin që ka pasur me Françeskën. Nuk e kuptoj pse plani i saj u hodh nga ajo vetë poshtë. Duke parë situatat e kaluara ajo pretendonte se do të kalonte në nominim ose eliminimin. Është shumë e shëmtuar që shoh që vajzat bien në këtë nivel. Absolutisht që gjesti i Sarës, që i shkoi tek tualeti, i mbajti derën, e shtyu brenda, dhe rrjedhimisht Françeska do e shtynte se çfarë do bënte tjetër.

Arbër Hajdari: Ishte një situatë shumë e shëmtuar. Diskutimi i zhulit ishte një bisedë e pakëndshme, por nuk justifikon faktin e përfshirjes së Sarës. Ishte një kopje e shëmtuar e asaj që ndodhi vjet, por këtu shkelen dy rregulla, konfrontimi fizik dhe asaj të futjes dyshe në tualet. Është e turpshme, që një vajzë e pret në hyrje të tualetit më pas e shtyn, se rrjedhimisht se edhe tjetra duke e parë atë që kishte përballë nuk do t’i thoshte që hajde më shtyjë edhe pak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA