Zgjedhja e liderit të shtëpisë është kthyer në diskutim mes banorëve, duke krijuar edhe plane se si të fitonin më shumë vota.

Për këtë, Vëllai i Madh vendosi që zgjedhja e liderit të bëhej ndryshe, duke lënë publikun të vendosë. Për këtë, u hap një televotim, ku publiku do mund të votojë për të gjithë banorët, duke zgjedhur një prej tyre lider.

“Nuk e keni kuptuar rëndësinë e të qënit lider dhe keni bërë diskutime, plane. Për këtë arsye, publiku do jetë ai që do zgjedhë liderin e shtëpisë për këtë javë. Lideri nuk merret vetëm me buxhetin. Lideri ka një avantazh, rregullon situatat aty brenda shtëpisë, është si një kryefamiljar. Në këto momente hap zyrtarisht televotimin për zgjehdjen e liderit”, tha Ledioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA