“Fillova të nxihesha tek këmbët”/ Rrëfimi prekës i Vesës: Më dhanë tre ditë jetë! U futa në operim, s’kisha asnjë pranë

05/03/2024 23:57

Vesa ka rrëfyer mbrëmjen e sotme një periudhë të errët të jetës, ku i është dashur të jetojë dhomave të spitaleve.

Banorja e Big Brother VIP deklaroi se në moshë të re nisi të përballej me probleme shëndetësore, të cilat i dobësuan shumë imunitetin.

Vesa tha se pas shfaqes së simpotomave, nisën edhe të dukeshin shenjat e nxirjes në trup.

Ajo vijoi më tej të tregonte se i dhanë tre ditë jetë në spital dhe se ka kryer disa operacione.

”Kam qenë e re kur u sëmura. Fillimisht u dobësova shumë, më pas nisën të shfaqeshin shenjat e nxira tek këmbët. Gjatë kësaj kohe bëra tre operacione. Mjekët më dhanë tre ditë jetë. Kur u futa për herë të fundit në operacion nuk kisha askënd pranë, as mamim as babin. Se mamin e kam pikë të dobët. Gjithë mamat na pranojnë edhe me ato gabimet”, rrëfeu Vesa.

Mbrëmja nuk përfundoi me aq pasi banorja u surprizua nga mamaja e saj. Takimi i tyre ka qenë shumë prekës, pasi të dyja shpërthyen në lot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA