Dalin dëshmitë e para nga ngjarja e ndodhur të premten e dy marsit në magazinën e deputetit Bujar Çela në Lushnjë, ku ai vetë mbeti i plagosur bashkë me gjashtë të tjerë dhe më tragjikja, vdiqën dy persona.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat, thuhet se është marrë në pyetje punonjësi i një kompanie ngjitur me kapanonin ku ndodhi shpërthimi.
R.Ymeri, ka deklaruar se ka rreth një muaj që në magazinën e deputetit Bujar Çela që po kryen punime. Rreth orës 15:40 deklaron ai, ka qenë në zyrën e vet ku dëgjoi shpërthimin nga magazina ku po kryheshin punime.
Ai ka shkuar aty pranë dhe ka parë dy persona, njëri ishte në makinën vinç në anën e pasagjerit i cili ishte i djegur dhe pa rroba në trup dhe një person tjetër i gjymtuar në tokë dhe nuk reagonte.
Ai ka njoftuar urgjencën e spitalit dhe nga të dëmtuarit ka parë Lunedi Golemin dhe Bujar Celën.
Është pyetur edhe Sh.Kasapi i cili shpjegon se ka marrë me qira një magazinë të Bujar Çelës ku prodhon xhama, profile alumini, dyer,dritare etj.
Rreth orës 15:30 ai ka dëgjuar një shpërthim të fortë në drejtim e magazinës që ka marrë në qira, kur ka shkuar aty ka parë ambulancën, policinë dhe Bujar Celën e Saimir Koreshin të dëmtuar, po kështu dhe djalin e Roland Hoxhës në Ambulancë.
Top Channel