Alket Shatro, Zv/drejtori për hetimin e krimit të organizuar dhe krimet e rënda, i ftuar në Top Story sqaroi arrestimin e banorit të Big Brother VIP, Liam Mandiaro.
Sipas Shatros, Liami kur ka kaluar aeroportin në Rinas, pra që ka hyrë në Shqipëri, sistemi nuk ka punuar. Ai ka hyrë në Shqipëri si shtetas gjerman, për herë të parë që nga dhënia e vendimit, për të cilin ai nuk kishte dijeni.
“Më datë 4 .5.2022, prokuroria ka dërguar një urdhër për ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin Liam Osmani. Me të ardhur urdhri është bërë shpallja në kërkim. Ka pasur një dënim të formës së prerë, si një qytetar dhe shtetas gjerman. Ka përdorur sistemin elektronik kur ka hyrë në Rinas dhe në atë moment ky sistem nuk ka gjeneruar alert. Në këtë rast nuk ka dështuar sistemi. Ky shtetas nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar”, tha Shatro.
Ori Nebiaj: Unë kam kaluar vetë në Rinas dhe mi kanë mbajtur me shënim të dhënat sepse nuk ka punuar sistemi
“Sistemi ka funksionuar në atë kohë kur ka kaluar ai por nuk e ka kapur”, tha Shatro.
“Liam Osmani ka bërë daljen me pasaportën shqiptare, në 2019. Në 2022 ka marrë vendim të formës së prerë, ku është dënuar me burg. Më parë ka lënë shtetësinë dhe në datë 27.02 ka hyrë në Shqipëri si shtetas gjerman, por që përdorej për herë të parë nga ky shtetas.”
Top Channel