E moshuara bie aksidentalisht nga ura në fshatin Shkopet, gjendet e pajetë në lumin Mat

04/03/2024 15:53

Një 86-vjeçarare është gjetur e pajetë mesditën e sotme në ujërat e lumit Mat.

Dave Gjeci dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujë, ndërkohë që po kalonte urën në fshatin Shkopet.

Mesditën e sotme, në ujërat e lumit Mat, është gjetur trupi i pajetë i shtetases D. Gj., 86 vjeçe, banuese në Shkopet, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujë, ndërkohë që po kalonte urën në fshatin Shkopet”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel