Analisti Arjan Curri ka deklaruar se shpërthimi i bombolës së oksigjenit në ngjarjen e Lushnjes, duke lënë dy të vdekur dhe 7 të plagosur, nuk ka qenë thjeshtë neglizhencë, por dhe një ngjarje skandaloze pasi autoritetet nuk kanë mundur t’i afrohen zonës për shkak të deputetit.

I ftuar në “Top Story”, Curri u shpreh se deputeti Bujar Çela është lënë të bëjë ç’të dojë për t’u zhvilluar me idenë se është i partisë. Sipas Currit, megjithëse do të kryen hetime për të ndarë ndjenjën e përgjegjësisë, ato s’kanë më kuptim sepse gjysma e një familje është shtuar.

Pjesë nga debati:

Curri: Është histori e zakontë dhe për fat të keq nuk do të jetë as e para dhe as e fundit në këtë vend ku gjithkush njihet me gjithkënd dhe ka histori banale të tipit ‘le të mos shkojmë atje sepse është prona e deputetit, biznesi i deputetit’ Në këtë vend të vogël ku gjiithkush njeh gjithçka nuk mund të ndodhë që të fluturojë njjë mizë pa dijeninë e shtetit. E kam provuar vetë dhe s’ka shanse. Shteti di edhe sa lugë e pirunë kemi në shtëpi po të dojë, dhe në çdo pallat ka nganjë bashkëpunëtor. Këtu nuk ka vetëm neglizhenë, por lënie me qëllim. Meqënse deputeti është i partisë në pushtet e kanë lërë të bëjë ç’të dojë me idenë që ky të zhvillohet. Por shiko tani çfarë pamjesh qesharake, bombula e lidhur nga gryka te vinçi. Ajo vetëm të të bjerë në kokë, të mos e mbajë vinçi, të lë shakull dhe lidhja që i kanë bërë është qesharake. Njerëz pastaj që, kjo është teori dhe realitet shqiptar se gjithkush nga ata punëtorët e krahut thotë se di të bëjë gjithcka për të marrë ditën e punës. Këtu kemi të njëjtin person që di të bëjë që nga muratori deri te hidrauliku dhe elektriçisti. I njëjti. Historitë e banalitetit janë të pafundme në këtë realitetin tonë. Thash që nuk do të jetë e fundit. Tani hetimet do të bëhen sepse këtu vdekur njerëz, por ç’u duhet ajo tani. Nuk ka kuptim më sepse gjysma e një familje është shtuar plotësisht. Do të ndajë atë ndjenjën e përgjegjësisë, por..

Duma: Nuk ka kuptim? Ka kuptim për të pësuar dhe mësuar.

Curri: Unë them që nuk mësohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA