“Nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale, ai do të dalë nga NATO-ja”, paralajmëroi ish këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, John Bolton në një intervistë për gazetat “Süddeutsche Zeitung” (München) dhe “Tages Anzeiger” (Zürich).
Sipas Boltonit, Trump ishte shumë pranë tërheqjes nga aleanca më e madhe ushtarake e globit që gjatë samitit të saj në vitin 2018.
Trump “nuk e do as varësinë europiane nga gazi dhe nafta ruse, as marrëveshjet tregtare me BE-në”, shprehet ish zytari i lartë, i cili u largua nga posti i këshilltarit pas vetëm një viti për shkak të mosmarrëveshjeve me republikanin.
Ai insiston se deklaratat e fundit të Trumpit kundër NATO-s Bolton thotë se duhet marrë shumë seriozisht. Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë u ankua se europianët nuk po paguajnë sa duhet në buxhetin e NATO-s. Johon insiston se tërheqja largimi nga NATO do të ishte katastrofë si për SHBA-të, ashtu edhe për Aleancën Veriatlantike, por Trump, tha ai, nuk i kupton këto gjëra.
“Trumpin nuk mund ta bindësh me argumente, sepse atij nuk i intereson përmbajtja, por vëmendja. Ai i dëshiron titujt më të mëdhenj që i ka shkruar një president amerikan: që ai i largoi SHBA-të nga NATO”, shprehet Bolton. Trump ii shtangu muajin e kaluar aleatët me pohime që sfiduan karakterin unitar të NATO-s. Duke folur në një tubim elektoral në Karolinë të Jugut, ai deklaroi se SHBA-ja mund të mos i mbrojë aleatët që nuk shpenzojnë mjaftueshëm në mbrojtje, në rast se sulmohen nga Rusia.
Top Channel