“Kosova ka përballë bazën ruse në Nish”, Majko: Shqipëria tani ka rol të qartë gjeopolitik, pas Samitit për Ukrainën na bën..

02/03/2024 10:27

Vendimmarrja e Shqipërisë për të pasur rol në pushtimin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, është brenda një skeme dhe koordinimi ku nuk ndodhet vetëm Tirana zyrtare.

Kështu shprehet ish kryeministri socialist, Pandeli Majko gjatë një interviste për gazetaren e Top Channel, Kristo Gongo.

Mendoni se Shqipëria rritet me këtë rol të ndërmarrë?

Majko: Nuk mendoj se forca e Ukrainës do të diskutohej mbi bazën e një vendimmarrje të thjeshtë Shqipërisë. Vendimmarrja e Shqipërisë është brenda një koordinimi dhe brenda një skeme e cila nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë. Kjo është arsyeja që po flas me fjali të shkurtra dhe nuk dua të nxis ndonjë panik të tepërt. Shqipëria ka marrë një rol të qartë gjeopolitik, është një nga lëvizjet më të forta gjeopolitike që ne kemi bërë së fundmi si vend dhe kjo na nderon dhe jo të na krijojë ndonjë rrezik të tepërt. Ne edhe pa e ndërmarrë këtë lëvizje gjeopolitike kemi qenë një vend në krah të fqinjit tonë më të rëndësishëm të historisë snoë kombëtare që është Kosova, e cila ka përballë një bazë ruse që është në Nish dhe që nuk është bazë për mbrojtjen civile por është bazë e një natyre krejtësisht tjetër. Kjo dhe arsye të tjera i bëjnë Shqipërinë dhe shqiptarët që të jenë shumë të vëmendshëm dhe mendoj se vendimmarrja që u bë e dukshme në samitin ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Zelenski na jep një cilësi të re gjeopolitike të cilën mendoj që deri para disa muajsh nuk e kishim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA