Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano.
Po luhej minuta e nëntë shtesë (ishin dhënë shtatë minuta) kur gjyqtari i njohur vërshëlleu për përfundimin e ndeshjes vetëm një apo dy sekonda para se Bellingham të shtynte me kokë topin drejt rrjetës për golin e 2-3, pas një krosimi nga e djathta.
Manzano nuk mund ta kthente vendimin e tij, duke shkaktuar zemërimin futbollistëve dhe pankinës së Realit, që pushtuan fushën për t’i kërkuar llogari kryesorit.
Një vendim që pritet të shkaktojë polemika të ashpra, pasi tashmë Barcelona ka mundësinë ta ngushtojë në gjashtë pikë diferencën (duhet të fitojë në “San Mames”).
Sa i përket kronikës, Reali pësoi dy gola në pjesën e parë dhe arriti ta shkurtonte diferencën me Vinicius në fundin e këtij fraksioni. Braziliani realizoi edhe golin e dytë të “Los Blancos” për të ardhur më pas tek episodi i fundit që pritet të diskutohet gjatë në Spanjës./ Super Sport
Top Channel