Një 41-vjeçar në gjendje kritike! Shefi i Urgjencës së Traumës tregon si paraqitet gjendja e deputetit: Ka dëmtime…

01/03/2024 20:09

Shefi i urgjencës të spitalit të Traumës, Gjovalin Bushi, në një prononcim për mediat ka treguar lidhur me gjendjen shëndetësore të pacientëve që mbetën të plagosur nga shpërthimi sot në Lushnjë.

Mjeku tha se një 41 vjeçar, i identifikuar si Sokol Lumi ka arritur në gjendje kritike dhe ka hyrë menjëherë në sallën e operacionit, ku aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje në kokë, pasi ka hematoma në dy anët.

Ndërkohë edhe deputeti i PS Bujar Çela, pas ekzaminime qe ishin bërë në spitalin e Lushnjës është ri-ekzaminuar me detaje, skaner e analiza te tjera ku ka rezultuar me dëmtime të shumta bë pjesën abdominale dhe në mushkëri, është konkluduar nga ekipi mjekësor për ndërhyrje kirurgjikale , operacion i cili me gjasë do të jetë i gjatë, shpjegoi shefi i Urgjencës, Gjovalin Bushi.

Deputeti është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha. Këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë. Ka dëmtime te barku, ka edhe brenda në abdome. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël. Ka shumë dëmtime, metalike që duhet të largohen…”, tha shefi i Urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA