“Mbështetemi 100% në energjinë e ripërtëritshme”/ Rama në Azerbajxhan: Korridori Jugor, burim i sigurt! Presidenti azer: Shqipëria, rol të rëndësishëm në projekt

01/03/2024 11:02

Në Baku, kryeministri Edi Rama u takua me Presidentin Ilham Alijev, nga ku është folur në intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike.

Një  fokus i veçantë ishte marrja e ekspertizës azere për gazifikimit të zonës së Korçës, si hap i parë i programit të shtrirjes së gazit për konsum të përgjithshëm në Shqipëri, përfshi lidhjen e tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorë.

Në samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit kryeministri Edi Rama tha se ky korridor  ka ndryshuar tashmë shumë jetë dhe e ka bërë Europën më të sigurt.

“Me përqindjen e gazit rus në BE që po bie nga 40 % aktualisht në 8 % dhe së shpejti në 0 % dhe në agjendën e gjelbër dhe në përpjekjet për shkarbonizim në pikën më të lartë, gazi i Azerbajxhanit dhe rajoni Kaspik janë thelbësor për të ardhmen tonë të përbashkët”.

Për burimet e energjisë në vendin tonë kryeministri Edi Rama deklaroi.

“Për aq sa i takon vendit  tim Shqipërisë, ne jemi të pozicionuar strategjikisht në rrugën e gazsjellësit TransAdriatik, që është një lidhje jetike në Korridor Jugor të gazit. Sigurisht, ne synojmë të kapitalizojmë  më tej mbi këtë korridor transformues, duke orientuar investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtërishme dhe zhvillimit të infrastrukturës së qëndrueshme. Ndërkohe që flasim sot Shqipëria është 100 % e mbështetur si vend në energjinë e ripërtëritshme, por ajo çfarë kemi nevoja të bëjmë dhe çfarë po bëjmë është të diversifikojmë burimet tona të energjisë”.

Në fjalën e tij, presidenti azer, Ilham Alijev, vlerësoi rolin e Shqipërisë në Korridorin Jugor të Gazit dhe në projektin TAP.

“Shqipëria dhe Azerbajxhani janë dy vende mike. Ne bashkëpunojmë në mënyrë aktive në fusha në ndryshme. Takimet e mia me kryeministrin kanë një agjendë të rregullt në Shqipëri, Azerbajxhan dhe në kuadër të aktiviteteve të ndryshme ndërkombëtare. Ne mbështesim njëri-tjetrin. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në zbatimin e projektit të Korridorit Jugor të Gazit dhe në projektin TAP. Jam i sigurt se sot do të trajtojmë të gjitha çështjet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA