Xabi Alonso është në qendër të vëmendjes për historinë që po krijon me Bayer Leverkusen.
“Aspirinat” e teknikut spanjoll janë shumë pranë zbritjes nga froni i Bundesligës, Bayern Munich teksa këtë edicion ruajnë një ecuri perfekte duke qenë se për momentin janë e vetmja skuadër në kampionatet elitare të Europës që nuk kanë pësuar humbje.
Së fundmi, rreth Xabi Alonsos flet Rafael Benitez. Ky i fundit e njeh mirë Alonson pasi e ka trajnuar te Liverpool teksa shprehet se kolegu i tij duhet të bëjë kujdes me Leverkusen pasi nëse përfundon i dyti, atëherë të gjitha fjalët e mira do t’i ktheheshin kundër.
“Kur ishte lojtar të gjithë flisnim për potencialin e tij, nuk ishte shumë i fortë në pjesën e sipërme të trupit. E dinim që kishte talent, por ka futbollistë që vuajnë aspektin fizik dhe talenti nuk mjafton. Megjithatë, ai ishte shumë inteligjent dhe bënte analizat e duhura, e dija se do të bëhej një trajner i madh.
Lojtarët e mëdhenj kanë një avantazh kur bëhen trajner, ka potencialin për t’u bërë një trajner i madh. Në këtë moment, Alonso mund të shkoj në drejtimin e të gjithë skuadrave të mëdha, por duhet të bëjë kujdes dhe ta ketë mendjen te Leverkusen pasi nëse përfundon i dyti, atëherë të gjithë do të thonë se dështoi”, u shpreh Rafa Benitez./ Supersport
Top Channel