Talat Xhaferi intervistë në Top Story/ Kurti po ndërhyn në çështjet e brendshme të Maqedonisë? Kryeministri: Nuk i bën mirë Kosovës që…

29/02/2024 23:10

Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, foli sot në Top Story për sfidat në krye të një qeverie teknike deri në zgjedhjet e majit.

Në intervistën me Grida Dumën, Xhaferi foli për prioritetet e tij në qeveri, shkarkimin e dy deputetëve shqiptarë, marrëdhënien me opozitën maqedonase si dhe për Albin Kurtin.

Pjesë nga intervista në Top Story:

Grida Duma: Unë do të kisha vendosur shumë epitete, por dua një epitet  tëndin për vetveten. Vetia që të ka sjellë deri këtu

Talat Xhaferi: Disiplina. Është e para pastaj të gjitha të tjerat.

Sfida më e madhe të jesh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, shqiptarëve që jo rrallëherë janë në konflikt me vetveten, edhe me partitë e vete

-Sfida e parë është të mësohesh me mentalitetin e strukturës në qeveri. Struktura administrative, dinamika është e ndryshme. Problemet e para me të cilat ballafaqohesh që ditën e parë nuk janë të lehta. Me zgjedh çështjen e pagave në shëndetësi, krahas së saj çështja e mësimit shqip në komunën në rrethin e Velesit dhe pasojnë detyra të tjera.

Midis pritshmërive dhe mundësisë për të bërë maksimumin 

-Në kuvend ke të bësh me deputetët që ke marrë përgjegjësi të menaxhosh punën e tyre. Ministrat përkatës në subjektin që o takojnë patën mbështet programin me të cilin dolën para kuvendit. Për problemit partiake patën deklaru se shkojnë me opozitë, kompetenca e kryeministrit është me ndërrimin e tyre. Para seancës pata biseduar me njëri prej tyre dhe patën deklaru që nuk do të japin dorëheqjen.

100 ditë, mundësia juaj derisa vendi të shkojë në zgjedhje, po bëni një betejë për partinë apo për vendin

-Unë mund të them që e kam vërtetuar se e kam ndarë pozicionin tim, dhe kam prezantuar në mënyrë të paanshme deputetët dhe institucionet përkatëse. Punën partiake e ka subjekti,

Interesi më prioritar i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut

-Organizimi dhe krijimi i parakushteve për të drejtave të lira, edhe pse është kompetencë e komisionit shtetëror zgjedhor.

Nëse nuk do ishit kryeministër për zgjedhjet kryesisht. Çfarë do bënte nismë qeveritare prioritare

-Unë jam në fund të mandatit të shumicës parlamentare në zgjedhje, detyra kryesore është realizimi për aderim në Unionin evropian. Përgatitja e institucioneve dhe qeverisë për anëtarësimin për Bashkimin Evropian.

Ku ka qenë defekti i qeverisë së mëparshme në agjendën integruese evropiane?

-Ne nuk kemi qenë në opozitë për këto 22 vite, tregon se jemi pjesë e pushtetit dhe përcaktimeve për realizimin e pritshmërive për aderimin në BE. Edhe në bazë të vlerësimeve tregon se republika ka përmbushur të gjitha aspiratat për aderimin në BE. Problemi me Bullgarinë nuk varet vetëm nga vullneti i qeverisë, ka ngec komunikimi për përcaktimin e opozitës dhe premtimin se në zgjedhjet pasuese do ndryshohen marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë. SHpresoj që në të ardhmen do duhej të jetë zgjedhje

Si e shpjegoni këtë qëndrim të opozitës së Maqedonisë së Veriut sa i takon zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Bullgarinë, apo fitojnë më shumë duke goditur qeverinë? Si e keni diagnostikuar këtë qëndrim

-Opozita më e madhe në Maqedoni sot, ka qenë pjesë e pushteti për 11 vite. Zgjidhja e atëhershme ishte më e favorshme sesa zgjidhja e fundit në vitin 2017. Historia tregon se zgjidhja që sot duket e keqe, nëse vonon, do kesh zgjidhje më te keqe sesa atë që ke pas oferte. Ndoshta me afat të shkurtër fiton pikë politike, por çështja e pushtetit nuk është aq me rëndësi sa ku do të ecë republika e Maqedonisë. Nuk mund të shkohet në drejtim të kundërt.

Ka një zgjidhje pa opozitën?

-Defakto nuk ka zgjidhje pa opozitën se duhen reflektuar numrat. Nëse opozita do në vendnumëro, është çështje e përgjegjësisë së saj. I kemi dhënë cdo negociatë.

Ka një ngjashmëri mes opozitave të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Kandidati juaj për president Bujar Osmani thoshte që ka një ndërhyrje të Albin Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

S’do mend, nuk mund të definohet ndryshe përpos ndërhyrje për faktin që bën aktivitete politike në vendin fqinj, një vend që e ka njohur sovranitetin dhe territorin e Kosovës. Nuk ka qenë praktikë asnjëherë që të jenë të përziera në procese zgjedhore dhe nuk i bë mirë as Kosovës dhe as statusit tonë se bën aktivitete politike në vendin fqinj i cili në 2008 nga shpallja e pavarësisë e ka njohur integritetin e Kosovës dhe nuk ka qenë praktik që të jenë në procese zgjedhore. Historia e ndërhyrjeve është e ithët. I referohemi viteve 90’ e këtej.

Kaq i buzëqeshur është Albin Kurti me ju?

-Unë jam protokollar gjithmonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA