Plagosja me thikë mes adoleshentëve në Shkodër, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë që dyshohen si organizator
Gazetarja Glidona Daci deklaroi në “Top Story” se fëmijët që vranë babin Pëllumb Meta janë rritur me urrejtje nga nëna e tyre Blerina Meta, për viktimën.
Ajo deklaroi se vajza e madhe e ka përshkruar si një njeri autoritar Pëllumb Metën, ndërsa për sa i përket martesës së saj, ka deklaruar në polici se nuk është detyruar nga babi.
“Nuk e perceptoja dot që vajzë të kishte vrarë të atin, pasi zakonisht e kanë idhull. Vajza e madhe deklaroi se Pëllumbi, Hygertën donte më tepër nga të gjithë fëmijët, pasi ishte edhe më e vogla. Për pjesën e martesës së saj ajo është shprehur se i ka njohur i ati me mblesëri por ka qenë ajo që e ka njohur dhe ka dhënë vendimin për tu martuar. Ajo e ka treguar thjesht si një njeri autoritar. Personat në lagje e përshkruajnë si një person autoritar në familja madje dhe të dhunshëm, ndërsa me të tjerët sillej shumë mirë.
Kur Hygerta ka treguar se ku e ka çuar babain, policia nuk besonte, pasi kur është hapur gropa kanë menduar se po i çonte në drejtimin e gabuar. Reagimi i saj tregonte… Hygerta ka qenë shumë e qetë, nuk e di si është rritur. Reagimi i tyre është shumë i qetë. Unë e kuptoj që Pëllumb Meta po të ishte një baba autoritar nuk do të bënte kaq shumë për fëmijët. Ai djalin e madhe e ka dërguar jashtë shtetit deri në Britani. Këta fëmijë janë rritur nga nëna e tyre duke i mbushur me urrejtje ndaj babait. Nuk dua ta justifikoj Blerinën për të shkuarën e saj”, tha gazetarja.
Top Channel