Nuk mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Presidenca e Kosovës: Takimi në nivel kryeministror/ Kurti i pranishëm përmes një video-mesazhi

29/02/2024 12:28

Në përgjigje të interesimit të Top Channel, Presidenca e Kosovës ka sqaruar se mosprezenca e Presidentes Osmani në takimin e sotëm vjen pasi pjesëmarrja në këtë samit është në nivel kryeministror.

“Presidentja Vjosa Osmani ka qenë e ftuar vetëm për Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore të datës 28 shkurt në Tiranë. Nuk ka qenë e paraparë pjesëmarrja e saj në takimin e kryeministrave më 29 shkurt për planin e rritjes. Aty janë të ftuara qeveritë”- njofton Presidenca e Kosovës.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti e ka pasur të pamundur për të marrë pjesë fizikisht për shkak të angazhimeve të mëparshme, megjithatë do të jetë pjesë përmes një video-mesazhi.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu raporton emrat e udhëheqësve të cilët marrin pjesë në këtë takim janë:

-Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
-Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë
-Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi
-Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës
-Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
-Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA