Liderët e rajonit mblidhen sot në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu raporton emrat e udhëheqësve të cilët marrin pjesë në këtë takim.
-Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
-Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë
-Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi
-Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës
-Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
-Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin
Në samit mungojnë përfaqësues nga Kosova, ndonëse presidentja Osmani mori pjesë në samitin e një dite më parë për Ukrainën.
Top Channel