“Kam humbur familjarë dhe shokë në luftë…”/ Trondit ukrainasja: Shkuan në trajnim një ditë, i rezistuan luftës një javë

29/02/2024 14:20

Oksana Genkina, një qytetare me origjinë ukrainase që prej më shumë se një dekade jeton dhe punon në Shqipëri, ka rrëfyer në “Top Story” se gjatë agresionit rus ka humbur familjarë dhe miq.

Sipas Genkinas, ndonse në fillim të luftës djemtë e rinj përpara se të dërgoheshin në vijën e parë të frontit trajnoheshin për pak kohë, tashmë trajnimi i tyre mund të zgjas vetëm një ditë dhe rezistenca e tyre në luftë nuk shkon më shumë se një javë.

Sipas ukrainases, e vetmja gjë që i shtyn bashkështetasit e tyre të luftojnë është besimi se do të fitojnë. Me atë besim që ata kanë, nëse do të kishin edhe armatimet e nevojshme, tha Genkina, është e sigurt që do t’ia dilinin. E pyetur nëse planifikonte të rikthehej sërish në Ukrainë pas luftës, Genkina u përgjigj negativisht duke shtuar se ka një jetë në Shqipëri.

Duma: Si është pjesëmarrja në luftë e djemve të rinj?

Genkina: Në dijeninë timë, në fillimin e luftës kanë shkuar për t’u trajnuar për pak kohë. Por unë kam pasur edhe miq që kanë shkuar në trajnim sot për nesër dhe brenda një jave kanë humbur jetën sepse nuk kanë pasur shumë kohë në dispozicion për t’u trajnuar.

Duma: Miqtë e tu? Ke humbur kë dhe sa?

Genkina: Ka humbur Ukraina aq shumë njerëz sa për fat të keq më ka prekur edhe pjesën e familjes dhe shoqërisë. Nga fillimi i luftës kam humbur shoqen që ka punuar si vullnetare për të ndihmuar. Gjithashtu shoqeve të mija të universitetit u kanë humbur babai, vëllezërit. Po ashtu më kanë prekur edhe në brendësi të familjes ku vajza e xhaxhit ka humbur bashkëshortin brenda një jave duke luftuar për Ukrainën. Jo çdo njeri ka humbur jetë dhe familjarët e tyre, por në Ukrainë të gjithë banorët përfshi ata që janë larguar dhe ata që janë ende aty, gjëja më e mirë është që vijojnë ende të ken besim se Ukraina do të fitojë. Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe të gjithë djemtë që po mbrojnë vendin, nëse nuk do të kishin pasur atë besimin jam e sigurt që ndoshta nuk do të kishte vazhduar aq shumë. Mirëpo sa i përket besimit, me atë besim që ata kanë, të më dëgjoj këtu gjithë bota, Ukrainës i duhen vetëm armë për të fituar.

Duma: Nëse kjo ndodhë, a do të kthehesh?

Genkina: Për t’u kthyer jo sepse unë kam ardhur në Shqipëri që në në 2012-ën kur shteti ishte duke u rritur dhe zhvilluar dhe nuk i shkonte mendja njeriu që Rusia mund të okuponte pjesë të Ukrainës.

Duma: Çfarë të solli ty nga Ukraina këtu?

Genkina: Unë asokohe sapo kisha mbaruar universitetin në Ukrainë dhe erdha këtu për të punuar si ndërmjetësuese e pasurive të paluajtshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA