Fëmijët e Liridona Ademajt në Suedi, analisti: Vrasja e nënës së tyre nga babai traumë që do i shoqërojë gjithë jetën

29/02/2024 22:39

Kana kaluar afërsisht tre muaj që nga vrasja e Liridona Ademajt në Kosovë, me të dyshuarin kryesor bashkëshortin e saj Naim Murseli që porositi ekzekutorët.

Teksa në studion e “Top Story” u tregua se fëmijët e saj janë në Suedi nën mbrojtjen e autoriteteve.

Në lidhje me këtë gjë analisti Arjan Curri u shpreh se dy djemtë e saj do ta kenë traumë këtë ngjarje, që do t’i shoqërojë gjithë jetën.

“Pasojat të kufizohen sa më shumë. Fëmijët më mirë që janë në Suedi. Ata e kanë marrë një traumë që do ta mbartin gjithë jetën. Mendoj që shkollat atje dhe konsultat me psikologët do ta bëjnë që t’i kenë gjërat nën kontroll. Kjo ngjarje kur të rriten do ta marrin vesh, por të shpresojmë të mos bëhen vijim i e kësaj. Që ngjarja të riprodhiojë ngjarjen”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA