“Duhet të kemi industrinë tonë të prodhimit të mjeteve ushtarake”, Rama shpjegon deklaratën për bashkëprodhimin e municioneve me Ukrainën

29/02/2024 13:20

Kryeministri Edi Rama, i pyetur për deklaratën e një dite më parë në Samitin për Ukrainën lidhur me bashkëprodhimin e municioneve, u shpreh se është e nevojshme të kemi sërish industrinë e prodhimit të mjeteve ushtarake.

Rama shprehur nevojën e investimit në fushën e mbrojtjes. Sipas tij, Zelensky oftoi mundësinë e bashkëpunimit dhe të gjithë pjesëmarrësit në samitin e një dite më parë, ranë dakord. Kushti i vetëm, shtoi kreu i qeverisë, është që prodhimi i mjeteve ushtarake të bëhet me aleatët.

“Patëm një samit shumë të mirë, zhvilluam bisedime të mira me presidentin Zelensky. Ai samit tregoi se të gjithë ishin këtu. Rajoni ishte larg duarve të Rusisë, ishte si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE. Sa i takon industrisë ushtarake, ne si Serbia, Bosnja apo Kroacia, nuk kemi industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi së pari për veten tonë. Po punojmë të gjejmë partnerët e duhur, të ngjallim strukturën tonë të vjetër. Propozimi s’ka asgjë të jashtëzakonshme, Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit. Të gjithë thanë po. Ne e dimë se duhet të investojmë më shumë në mbrojtje. Ka vetëm një kusht, që ne ta bëjmë me aleatët tanë”.

Në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore që u mbajt të mërkurën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi bashkëprodhim municionesh me Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA