“Miqtë tanë sllavë, si Ukraina që s’e njeh Kosovën”/ Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, Vuçiç: Hoqa dy pika nga deklarata e përbashkët

28/02/2024 20:49

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se ka hequr dy pika të rëndësishme nga deklarata e përbashkët e pjesëmarrësve në samitin Ukrainë-Europa Juglindore, që u mbajt ditën e sotme në Tiranë.

Në dy pikat përcaktohej sanksionimi i Rusisë për luftën që po zhvillon në Ukrainë dhe ndikimin malinj në Ballkan.

Ndër të tjera presidenti ukrainas shtoi se hoqi përcaktimin “shtete” për vendet pjesëmarrëse, teksa falenderoi Ukrainën që nuk ka njohur Kosovën si shtet.

“Nuk ka sanksione, nuk përmenden sanksionet në deklaratën e përbashkët, gjë që është e rëndësishme për ne, nuk përmendet ndikimi keqdashës rus. Kur u pajtuam që ato fjalë të mos përfshiheshin, Osmani kërkoi që të votohej sërish, por ajo nuk e mori këtë të drejtë.

Mos harroni pse është e rëndësishme të kemi raporte të mira, përveç faktit që këta janë miqtë tanë sllavë, duhet të keni parasysh, Ukraina nuk e ka njohur askund Kosovën. Unë në prezantimin tim thashë se Ukraina është një nga vendet e pakta që mund të flasë për integritetin territorial, sepse ajo nuk e ka shkelur integritetin territorial të dikujt tjetër, si shumica e të tjerëve.

Ukraina nuk e njohu Kosovën dhe mos harroni, një vendim i mundshëm i ndryshëm nga Ukraina do të kishte një ndikim shumë serioz në të paktën dy vende europiane, ndaj besoj se do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie miqësore me Ukrainën, por duke respektuar vendimin e Këshilli i Sigurisë Kombëtare të vazhdojë në politikën e miqësisë me aktorë të tjerë nga lindja e Evropës, përfshirë Federatën Ruse”, tha Vuçiç gjatë ditës së sotme.

Dy pikat nga deklarata e përbashkët që u hoqën me kërkesë të Vuçiçit janë si më poshtë:

  1. Ne pohojmë rëndësinë kritike dhe domosdoshmërinë e vendosjes së sanksioneve kundër Federatës Ruse në përgjigje të aktit të saj të paprovokuar të agresionit dhe shkeljes së ligjit ndërkombëtar.
  2. Duke njohur efektet negative të ndërhyrjes me qëllim të keq të Rusisë në proceset demokratike dhe në punët e brendshme të shteteve sovrane, ne jemi të bashkuar në angazhimin tonë për të luftuar veprime të tilla. Për më tepër, ne njohim ndikimin shkatërrues të propagandës ruse, luftës hibride dhe fushatave dezinformuese dhe premtimit për të çuar përpara përpjekjet tona bashkëpunuese në luftën kundër këtyre sfidave, duke kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë e komunitetit ndërkombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA