Sot Tirana mbajti një tjetër Samit të rëndësishëm, atë të Ukrainës, me pjesëmarrjen e Presidentit ukrainas Volodimir Zelensky.

Grida Duma e cilësoi si krenari që samite të tilla, të rëndësishme, realizohen në vendin tonë, ndërsa e etiketoi Tiranën si kryeqytetin e samiteve.

“Samiti që u zhvillua në Tiranë, që duket sikur është bërë kryqyteti i samiteve ballkanike me natyrë europiane dhe më tepër. Urojmë që të jetë kështu dhe të jetë kjo pesha që do të mbajë Tirana përsa i përket vendeve të Evropës juglindore. Ishin kryeministra dhe presidentë të rajonit, të cilët janë mbledhur dhe duket se kryefjala kanë qenë armatimet, municionet, mbeshtetja konkrete ndaj Ukrainës dhe se kush rrezikohet nga eskalimi nëse Ukraina do të marrë mbështetjen  e duhur”, u shpreh moderatorja.

Ndërkohë për mendimin se a rrezikohet rajoni nga një luftë e mundshme, Dhma tha se “duhet të kuptojmë që rreziku mund të vijë dhe në vendet ballkanike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA