“Il Tabarro”, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schichi”, nga Gicomo Puccini, tri vepra krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, që i bashkon një element i vetëm: Vdekja.
“Është natë. Mbi Senë është ankoruar një varkë e vjetër…” kështu nis “Il Tabarro” një histori dashurie me fund tragjik në Parisin e romancave të mëdha. Vepra rikthen në skenën e teatrit kombëtar të operas dhe baletit baritonin Gëzim Myshketa, i cili e ka quajtur operën një vënie skenike monumentale.
“Suor Angelica” na çon në një manastir murgeshash. Një vajzë vuan dënimin e saj, e detyruar të vishet murgeshë dhe të mos e takojë kurrë fëmijën e vet.
Gianni Schichi, personazhi më interesant i Firences së atyre viteve, e gjen veten në kostumin e një pasaniku që sapo ka ndërruar jetë, por ka lënë një testament që ka mërzitur familjarët. I shtirur si një pasanik në shtratin e vdekjes për të lënë testamentin e ri, Gianni i bën lëmsh të gjithë me bëmat e tij.
Tri skenografi, të ardhura enkas nga Italia për këtë shfaqje, me mbështetjen e Fondazzione Festival Puçiniano dhe Institutit Italian të Kulturës, në 100-vjetorin e vdekjes së Puccini-t.
“Il Trittico”, do të vijë në TKOB në datat 29 shkurt dhe 1, 2, 3 mars.
Top Channel