Vrasja e babait nga tre fëmijët! “Provat tregojnë se ekzekutori është Hyseni”, gazetari: Lëvizja e makinës ka qenë e dyshimtë, fija e flokut e gjetur…

26/02/2024 18:13

Gazetari Dritan Laci foli në “Top Talk” për ngjarjen e rëndë në Durrës ku tre fëmijët vranë babain, teksa këta të fundit dolën sot përpara gjykatës.

Ai tha se në makinën e babait që Hysen Meta, djali i madh i familjes, e ka larguar nga shtëpia, është gjetur një fije floku që po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndër të tjera Laci shtoi se Hygerta Meta deklaron se e ka kryer ajo krimin sepse për shkak se është vajzë, dënimi për vrasje mund të jetë më i vogël.

“Mendoj që ishin të pritshme dëshmitë që u dhanë nga tre fëmijët. Sigurisht që nuk ishte e pritshme pjesa që do të kundërshtonin edhe një herë njëri-tjetrin. Ballafaqimi me provat, që është bërë nga grupi hetues nuk lë asnjë lloj hamendësimi që vrasësi ka qenë Hyseni dhe i vajza e ka ndihmuar. Është vënë përpara provave, në mëngjes kur është bërë groposja e trupit kanë qenë dy makina në lëvizje. Makina e parë që është lëvizur nga Hyseni dhe e dyta nga mbrapa nga Amarildo, që e kishte marë nga një mik.

Nga kontrolli i kamerave është verifikuar që ka pasur lëvizje të dyshimta. Më pas është parë se makina e parë nuk është kthyer, por vetëm ai që drejtohej nga Amarildo. Përpos kësaj është gjetur edhe një fije floku, që është ende në ekspertizë. Përpara këtyre provave, vajza që tha e ka vrarë ajo babain, është tërhequr dhe ka thënë se e ka bërë vëllai i saj Hyseni, ndërsa ajo ka pastruar shtëpisë dhe paketimin e trupit. Vëllai tjetër i vogël dhe nëna nuk kanë qenë në banesë. Vajza nuk është ende 19 vjeçe, i mbush në 30 mars aq. Duke qenë vajzë dënimi mund të jetë më i lehtë. Por duhet parë se cili ka qenë ajo që i ka shtyrë këta fëmijë të marrin atë veprim”, tha gazetari.

Nga ana tjetër gazetarja e Top Channel, Vali Qyfyrçi, deklaroi se në Gjykatën e Durrësit ku u paraqitën tre fëmijët e Pëllumb Metës, nuk kishte asnjë familjar të tyre.

Ajo u shpreh se deklaratat që ata kanë bërë, kryesisht Hysen dhe Hygerta meta kanë bërë, mbetën kontradiktore.

“Të tre fëmijët e familjes Meta u paraqitën pa asnjë të afërm dhe pa avokat mbrojtës. Ata u lanë na arrest në burg pa asnjë afat. Tre fëmijët dhanë deklarata kontradiktore, njësoj si edhe më parë. Para gjykatës Hysen Meta, 25-vjeçari dhe i dyshuari për shkrepjen e armës, ka hedhur poshtë se e ka kryer krimin. Ka qenë Hygerta 19-vjeçare më pas që ka thënë se e ka kryer ajo krimin, duke vrarë babain. Ditën e shtunë ndodhi krimi, ndërsa pak ditë më përpara ka deklaruar se i ati i ka thënë se do t’i vriste.

Kjo e ka trembur, sipas saj, duke marrë më pas aktin ekstrem, duke marrë armën tek dhoma e Hysenit dhe e shkrepur drejt babait. Megjithëse është thënë se Pëllumb Meta ka dashur ta fejojë pa dëshirë, familja me të cilën ka dashur të lidhë krushqi, e hedh poshtë këtë. Kjo është një situatë e paqartë ku nuk dihet nëse ka pasur dhunë në familje”, deklaroi Qyfyrçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA