Vrasja e Ardian Nikulajt, grupi i vëzhguesve përpara Gjykatës së Ekstradimeve në Angli! Shqyrtohet kërkesa e shtetit shqiptar

23/02/2024 20:02
Bizmesmeni i vrarë, Ardian Nikulaj

Pesë anglezët që njihen si grupi vëzhguesve në vrasjen e Ardian Nikulajt dhe një shqiptar i dyshuar si porositësi vrasjes kanë dalë përpara Gjykatës së Eekstradimeve në kryeqytetin britanik.

Top Channel mëson se Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, Harry Simpson bashkë me shqiptarin Edmond Haxhia, bashkë me avokatët e tyre, u përfshinë në një seancë parapëgatitore ku do të shqyrtohet kërkesa e shtetit shqiptar.

Nga dolumentet e gjykatës pare nga Top Channel është vendosur nisja e seancës së parë të shqyrtimit të ekstradimit në 21 Mars 2024.

Parashikohen disa seanca gjyqësore në paraqitjen e provabe sjellë nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri si dhe shpalosja e pretendimeve të mbrojtjes.

Pritet me interes ajo çfarë do të thotë mbrojtja përballë një mori me materialesh filmike të kamerave të sigurisë, administruar si provë nga Policia dhe Prokuroria e Lezhës.

Këto materiale, mëson Top Channel, janë pjesë e dosjes dërguar nga Shqipëria për këtë proces.

Përfaqësuesi Shqipërisë në këtë proces pritet ta nisë prezantimin e kërkesës pikërisht me këto pamje filmike, e të shpjegojë rolin e të kërkuarve nga Shqipëria për tu ekstraduar.

Thomas Mithan, Steven Hunt, Edmond Haxhia do të vijonë të qëndrojnë në paraburgin ndërsa Harriet Bridgeman i lirë me kusht.

Për vrasjen e Ardian Nikulajt Prillin e vitit të shkuar, nga Maroku pas bisedimeve intensive nga Drejtoria e Mardhënieve me Jashtë në Policinë e Shtetit, u realizua në Dhjetor 2023 sjellja e Ruben Saraiva i dyshuar si ekzekutor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA