Një diplomë universitare mund të jetë vërtet biletë për një jetë më të mirë, por shpesh është një biletë tepër e shtrenjtë: Me këtë arsyetim, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi faljen e kredive studentore për gati 153 mijë persona.

Njoftimin, kreu i Shtëpisë së Bardhë e bëri në kuadrin e një plani të ri që mundëson faljen e kredive, duke e vendosur këtë tematikë në epiqendër të fushatës së tij zgjedhore.

“Më tepër amerikanë se ç’duhet janë të mbingarkuar me barrën e borxhit të papërballueshëm, në këmbim të një diplome universitare. Lehtësimi nga borxhi ndihmon ekonominë në përgjithësi, kur njerëzit lehtësohen nga borxhi studentor, atëherë blejnë shtëpi. Ata nisin biznese, ata kontribuojnë. Ata angazhohen”, tha Biden.

Njoftimi, përfituesve të parë nga programi i ri, u mbërriti përmes postës elektronike. Mbi 7.5 milionë persona janë të përfshirë në programin më të madh për shlyerjen e borxhit. Biden argumentoi se një lehtësim i tillë i barrës financiare mund t’u “ndryshojë jetën individëve dhe familjeve të tyre”. Biden, kujton VOA, e pati njoftuar planin e ri për shlyerjen, së bashku me një plan për të anuluar deri në 20 mijë dollarë nga kreditë studentore të miliona amerikanëve. Gjykata e Lartë rrëzoi planin për falje masive të borxheve, por plani për shlyerjen deri më tani i ka shpëtuar kësaj lloj vëmendjeje të shtuar ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA