Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku marrëveshja Meloni – Rama për emigrantët u shpall kushtetuese, parlamenti vetëm me votat e socialistëve dhe të PDIU-s, i dha dritën jeshile nisjes së zbatimit.
Opozita kundërshtinë e marrëveshjes e shprehu thjesht me zhurmë bërje në kuvend.
Marrëveshja parashikon përdorimin e territorit shqiptarë si vend shqyrtimi të azil kërkimit të emigrantëve që mbërrijnë në vendin fqinj nga Afrika.
Përmes ngritjes të disa qendrave të pritjes me kapacitet 3,000 persona, Italia e shikon këtë, si një proces dekurajomi për emigrantët.
Politikisht është një fitore politike e kryeministres Geogia Meloni e cila erdhi në pushtet me premtimin e bërjes diçka për atë që vlerësohet si kriza e emigrantëve në vendin e saj.
Nga ana tjetër marrëveshja prej kryeministri Edi Rama komentohet si një kthim borxhi ndaj Italisë e cila prej vitit 1991 ka mirëpritur si emigrantë mijëra shqiptarë.
“Shqipëria mbështet Italinë dhe vepron si një vend anëtar i BE-së, duke rënë dakord të ndajë një barrë që Evropa duhet ta përballojë e bashkuar si një familje, përballë një sfide që kapërcen ndarjet tradicionale të majta dhe të djathta. Punojmë së bashku për të gjetur përgjigjet e duhura, pa e lënë këtë çështje të përdoret si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike”, shkruan Rama.
Kryeministri shpjegon motivin e përfshirjes të Shqipërisë në këtë marrëveshje.
“Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë një sfidë të tillë i vetëm, asnjë retorikë apo zgjidhje e shpejtë nuk mund të zvogëlojë vështirësinë e kësaj sfide dhe asnjë lavdi e vjetër apo mënyrë demode e të menduarit nuk mund të na shpëtojë nga përballja me atë që po vjen në të gjitha frontet”, shkruan Rama.
Kjo thotë kryeministri arrihet vetëm një Evropë më e fortë, më e guximshme dhe më sovrane besnike ndaj vetvetes, mundet.
Top Channel