Aksident në Bulqizë, 19-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, transportohet në spital (emri)

22/02/2024 14:58

Një 19-vjeçar është aksidentuar në Bulqizë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14.15, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku Ergis Koka., duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA