Kërcënoi për gjakmarrje një person, arrestohet 42-vjeçari! 10 vite më parë i vdiq vëllai në aksident rrugor

21/02/2024 10:47

Një 42-vjeçar nga Shkodra është arrestuar, pasi ka kërcënuar me gjakmarrje një 57-vjeçar.

Ky i fundit dyshohet se ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e vëllait të 42-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel