Tritol në një dyqan eventesh në Sarandë/ Mister shkaku, pamje nga vendngjarja, kallëpi i paplasur
21/02/2024 09:29
Një tritol është vendosur në një dyqan eventesh në Sarandë.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të dyqanit, i cili është në pronësi të Ilia Thanasi.
Ende nuk është bërë e mundur identifikimi i autorëve, ndërsa sipas policisë grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse”, thuhet në njoftim.
Top Channel