Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Igor Kokunov, i arrestuar gjashtë muaj më parë në Shqipëri dhe që kërkohet të ekstradohet nga Federata Ruse.
Ai ju drejtua me rekurs kësaj gjykate duke kërkuar pushim të çështjes me pretendimin se Rusia nuk e ka dërguar kërkesën brenda afateve ligjore.
I njohur me nofkën Vasia Bandit, pra hajdut me ligj, prokuroria ruse thotë në dosjen që Top Channel disponon se 60-vjeçari nga viti 1993- 2019 mori postin më të lartë në hierarkinë kriminale.
Statusi “hajdut me ligj” thotë zëvendës prokurori i Përgjithshëm rus, është statusi më i lartë i përjetshëm në hierarkinë kriminale dhe dëshmon përkatësinë e tij dhe autoritetin e padiskutueshëm në elitës kriminale.
Rusët i thonë Shqipërisë se Kokunov nga 2005- 2015 ofroi patronazh kriminal të veprimtarisë së kompanisë së përbashkët aksionere “FIRST Moscow Watch Factory” me një tarifë për të marrë para në gati 1 milionë rubla.
Më pas zgjidhi konflikte me strukturat e tjera kriminale derisa zuri postin më të lartë me këta udhëheqës të botës kriminale, shkruhet më tej në dosjen që Top Channel e disponon ekskluzivisht.
Por si shtjellim në dosje sillet momenti kur ai gjendej në burg për këto akuza dhe kur ai kaloi procedurën e kurorëzimit për tu njohur nga njerëz të tjerë të rëndësishëm të krimit. Por përballë kësaj kartele avokati i Kokunov thotë se do dorëzojë kërkesa të reja në gjykatë.
“Nisur nga rrethanat historike dhe sa kohë kemi një ngjarje si vdekja e Navalnyt në burg do kërkojmë Ministrit të Drejtësisë të rishikojë qëndrimin”, tha Isuf Shehu.
Nesër në Apel shqyrtohet kërkesa e Kokunov për ekstradimin, dhe avokatët do të kërkojnë që mos të ekstradohet sepse në burgje i rrezikohet jeta.
Top Channel