Çështja e Gërdecit/ Shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, shkak mungesa e gjyqtares, ja kur do të mbahet gjyqi i radhës

21/02/2024 09:30

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për ish-ministrin, Fatmir Mediu.

Shkak është bërë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 6 mars.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Gjykata më herët i ka kërkuar policisë të njoftojë Mihal Deligjorgjin dhe Dritan Minxollin, të cilët kërkohen si dëshmitarë, por ende nuk janë gjetur adresat e tyre. Për herë të dytë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nën akuzë për shpërdorim detyre bëri apel që të mos heshtet dhe që dëshmitarët të vijnë në gjykatë të flasin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA