Amnisti për zyrtarët publikë? Debate dhe kritika për përfshirjen e të dënuarve nga GJKKO

21/02/2024 15:03

Në seancën plenare këtë të enjte do të diskutohet dhe hidhet për votim drafti final i amnistisë, nga ku pritet të përfitojnë 700 të dënuar dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.

Paçka se në diskutime janë përfshirë edhe deputetët demokrat të Bashës dhe Rithemelimit të Berishës, komentet e prodhuara një ditë përpara votimit po e bëjnë të vështirë arritjen e 84 votave të nevojshme për ta miratuar amnistinë.

Molla e sherrit lidhet me një amendimin e ardhur nga socialistët ku parashikohet ulje dënimi edhe për personat e dënuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deputeti Bledion Nallbati emri i te cilit u aludua si nismëtar i propozimit  që amniston zyrtaret e korruptuar, drejtoi gishtin nga kolegu i tij socialist Plarent Ndreca duke e akuzuar si autor të dokumentit ndërsa sqaroi  thelbin  e amendamentit te  tij.

“Amendamenti që kam dorëzuar synon në thelb garantimin e barazisë midis të dënuarve meshkuj dhe femra, apo kategorisë së veprave penale, duke rritur masën përfituese për të dënuarit meshkuj nga 3 vjet në 4 vjet. Amendamenti që përflitet për shfuqizimin e pikës 2 të nenit 5 është një propozim apo ndryshim i bërë nga relatori i PS z. Plarent Ndreca. Asnjë deputet i Grupit Parlamentar të PD nuk ka votuar pro projektligjit në Komisionin e Ligjeve”, tha Nallbati.

Edhe pse në parim janë dakord për amnistinë penale, grupi parlamentar i Partisë Demokratike i drejtuar nga Gazment Bardhi vendosën të mos marrin pjesë në procesin e votimit në seancën e së enjtes.

Bojkot paralajmëroi edhe Lulzim Basha, por duke lënë një shteg hapur nëse socialistet tërhiqen nga propozimi.

“Padiskutim është pritshmëria jonë që askush prej nesh të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar, të hetuar, nën hetim, të akuzuar apo të dënuar nga gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse ka një tërheqje nga ky qëndrim i papranueshëm dhe skandaloz dhe nëse propozimet tona për amnistimin pa kusht të të gjithë protestuesve do të  pranohen, sigurisht Partia Demokratike në funksion të interesit të mirë publik dhe në transparencë të plotë, do të rishikojë vendimin e saj”, tha Basha.

Ministri Drejtësisë Ulsi Manja për sharrënajën e krijuar se përmes kësaj amnistie po tentojnë të përfitojnë ulje dënimi edhe të dënuarit nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e la topin në Komisionin e Ligjeve kur pohoi se “ Amnistia është akt jo i qeverisë por i sovranit”.

“Jo vepra nga Gjykata Speciale në Komisionin e Ligjeve ka patur amendamente një nga propozimet në kategorinë të përfshihen ulje dënimi dhe ata Gjykata Speciale”, tha Manja.

Ministri Manja dha këtë argument përse mbështeti propozimin  e  ardhur nga deputetët socialist në komisionin e ligjeve: “Të respektohet barazia neni 18 kushtetutës. Ne dhamë dakortësinë për këtë amendament.”

Në një kohë kur Lulzim Basha e kushtëzoi votën e deputetëve të tij, si do tija arrijnë socialistët 84 vota për ta miratuar amnistinë?

“Nuk mund të kondicionohet vota nga axhenda të vogla politike”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA