Rama në Ankara/ Çfarë pritet të diskutohet në Këshillin e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, shkëmbim idesh për zhvillimin e Ballkanit

20/02/2024 15:02

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për një një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

“Në kuadër të vizitës do të mbahet në Ankara takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri nën kryesimin e Presidentit tonë (Erdogan) dhe Kryeministrit zotin Rama”, thuhet në deklaratën e Minstrisë turke, sipas Anadolu Agency.

Në njoftim theksohet se në takim do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

“Në takimet që do të zhvillohen me aleatin tonë në NATO, Shqipërinë, krahas marrëdhënieve dypalëshe, do të shkëmbehen ide edhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

“Me rastin e Mbledhjes së Këshillit, në axhendë është edhe nënshkrimi i teksteve të ndryshme ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në bazën kontraktuale të marrëdhënieve Turqi-Shqipëri.  Marrëdhëniet turko-shqiptare e marrin fuqinë e tyre nga historia e përbashkët dhe lidhjet e forta sociale dhe kulturore, thekson Ministria e Jashtme turke.

FOTO GALERI
8/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA