La Rusinë, kaloi në anën e Kievit: Gjendet i “bërë shoshë” nga plumbat dezertori rus në Spanjë

20/02/2024 07:13

Kur Maxim Kuzminov u ul në Ukrainë me helikopterin e tij Mi-8 gushtin e kaluar, kjo u konsiderua një fitore e madhe simbolike për Kievin.

Shërbimi ushtarak ukrainas i zbulimit pati pohuar asokohe se e kishte nxitur pilotin rus të dezertonte. Por autoritetet spanjolle njoftuan tani se 28 vjecari është gjetur i vdekur  në një garazh nëntokësor në këtë vend me trupin e mbushur me plumba.

Agjencia shtetërore spanjolle e lajmeve s EFE njoftoi se trupi ishte zbuluar në 13 shkurt në qytetin Villajoyosa, pranë Alikantes në Spanjën jugore, që është shtëpi e një komuniteti të gjerë shtetasish rus e ukrainas, por vetëm tani duket është konfirmuar identiteti i tij. Kjo për shkak se piloti po jetonte në Spanjë me një pasaportë ukrainase me një emër tjetër.

Edhe një zëdhënës i GUR konfirmoi për agjencinë Reuters se Kuzminov kishte vdekur në Spanjë, por nuk dha shkakun e vdekjes. Gazeta ukrainase Ukrainska Pravda nga ana tjetër pohon se piloti ishte gjetur i vrarë me armë zjarri. Një burim në policinë civile të Spanjës, Guardia i tha agjencisë Reuters se viktima mund të ishte duke jetuar nën një identitet të rremë.

Gazeta spanjolle “La Informacion”, e cila njoftoi e para për vdekjen, tha se hetuesit po kërkonin për dy të dyshuar të cilët ishin larguar me një automjet që më vonë u gjet i djegur në një qytet aty pranë. Kuzminov pushtoi titujt ndërkombëtarë kur zbriti helikopterin e blinduar në një aeroport ushtarak në Kharkhiv gushtin e 2023-shit. Atij i ishin premtuar gati 500 mijë euro për t`u larguar, e ky ishte një shpërblim i krijuar për të inkurajuar dezertime të mëtejshme poshtëruese për Moskën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA