Aeroporti evropian i fluturimeve të lira prezanton rinovimin €400 mln për t’u bërë më i miri në botë (fotot)

20/02/2024 17:41

Një aeroport në Evropë me fluturime të lira në të gjitha destinacionet ka prezantuar planet e një rinovimi madhor prej 400 milionë euro, për t’u kthyer në një nga më të mirët në botë.

Aeroporti i Austrisë do të zgjerojë terminalin e tij jugor duke shtuar 30 dyqane e restorante në një hapësirë prej 30,000 metra katrorë, raportojnë zyrtarët.

Aeroporti Vienës do të ketë gjithashtu 18 dalje të reja autobusi, për të lehtësuar kalimet në pistat e avionëve F, G, C e D.

Projekti i nisur vitin që shkoi pritet të përfundojë në 2027, kur aeroporti i Vienës pritet t’i bashkohet impjanteve më të mirë në botë.

Julian Jäger, kreu i bordit të transportit ajror Flughafen Wien tha: “Falë zgjerimit të terminalit jugor, ne do të bëjmë që aeroporti Vienës të marrë statusin 5-yje”.

Linja si Ryanair e Wizz Air do të kryejnë fluturime mes destinacioneve evropiane duke nisur nga 20 euro, sipas zyrtarëve. Rinovime të tilla janë planifikuar dhe për aeroporte të tjera në Evropë, shkruan The Sun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA