Shkrumbohet nga flakët një automjet në Memaliaj, shkak dyshohet të jetë një shkëndije në sistemin elektrik

19/02/2024 11:06

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Memaliaj.

Sipas dëshmitarëve okularë mjeti është përfshirë nga zjarri ndërsa ka qenë i parkuar në afërsi të banesës së personit që e ka në pronësi.

Në vendngjarje ka mbërritur një automjet zjarrfikës me grupin e efektivëve duke shuar flakët ndërsa makina është dëmtuar. Dyshohet që shkak i zjarrit të jetë një shkëndijë në sistemin elektrik të makinës.

Top Channel