Foto ilustruese

Një konflikt mes vajzave ka ndodhur ëtë të diel në Fier.

Q. T., banuese në Fier, është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një tjetër për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 48 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se i ka vjedhur biçikletën, një shtetasi.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Q. T., banuese në Fier, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, një shtetase, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. A., 24 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe, dhe shtetasin N. A., 34 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, pasi në lokalin e tij u konstatua duke vënë loto sportive,shtetasi B. A., nëpërmjet celularit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. U., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes se tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Top Channel